Eko Higjiena

LDK e Gjilanit: Do të fitojmë bindshëm me mbështetje qytetare dhe jo vetëm partiake

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Gjilan ka mbajtur sot takim me strukturat e saj, përkatësisht kryesinë, nëndegët, Forumin e Gruas e atë të Rinisë.

Qëllimi i takimit ka qenë raportimi i ekipeve punuese në terren si parapërgatitje për zgjedhjet e 22 tetorit.

Të gjitha strukturat e LDK-së e kanë rikonfirmuar mbështetjen e madhe për LDK’në, duke thënë se projektet e mëdha të qeverisjes në këtë mandat në Gjilan kanë bërë që kësaj radhe Lutfi Haziri të fitoj bindshëm me mbështetje qytetare, jo vetëm partiake.

Fundamenti

Kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar strukturat e LDK’së për punën e madhe në terren dhe për mbështetjen e jashtëzakonshme drejt fitores së radhës.

“Me krejt qenien time unë dhe ekipi im jemi angazhuar dhe besojmë që e kemi bërë më të mirën për katër vitet e qeverisjes në Gjilan. Do të vazhdojmë me logjikën e qeverisjes me duar të pastra dhe dyer të hapura për qytetarët. Do të vazhdojmë t’i implementojmë projektet milionëshe, ku përfshihet edhe investimi i shekullit për këtë zonë – autostrada Gjilan-Prishtinë”, tha Haziri,

Në këtë takim u bë e ditur se grupet punuese do të vazhdojnë vizitat në terren në qytet dhe fshatra, duke takuar qytetarët derë më derë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.