Fundamenti

LDK e AAK kritikojnë Qeverinë për degradim të kulturës e arsimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Partitë opozitare, Lidhja Demokratikë e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës, për mosefikasitet dhe degradim në fushën e kulturës dhe arsimit. Në konferencat e sotme për media, këto dy subjekte thanë se moszabtimti i legjislacionit dhe politizimi i skajshëm janë vetëm disa nga pikat e dobëta që kanë shënuar 2012, në fushat e fokusura.

Këshilli i Ekspertëve për Kulturë, Rini dhe Sport i LDK-ës, ka kritikuar Ministrinë e Kulturës, përkatësisht ministrin, Memli Krasniqi, për shkelje ligjore, degradimi dhe improvizimi të jetës kulturore në vend si dhe politizim të sportit, gjatë vitit 2012.

E në anën tjetër edhe udhëheqësi i Departamentit të Arsimit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jonuz Salihaj në një konferencë përmbyllëse për këtë vit ka thënë se moszbatimi i legjislacionit, analfabetizmi, rrjeti i fragmentuar i shkollave, unifikimi i sistemit arsimor, si dhe politizimi i skajshëm, janë disa nga çështjet e dobëta të cilat e kanë përcjell arsimin gjatë vitit 2012.

Eco Higjiena

“Pikë tjetër e dobët e sistemit arsimor është analfabetizmi. Një sistem arsimor nuk mund të jetë efikas nëse kemi shkallë të lartë të analfabetizmit dhe klasik dhe funksional. Pikë tjetër shumë e dobët e sistemit arsimor, është politizimi i skajshëm i arsimit. Ndërhyrja e MASHT-it dhe rektoratit në politikat e njësive akademike”, ka thënë Salihaj.

Po ashtu, si pikët tjetër të dobët, Salihaj përmendi infrastrukturën shkollore, ndërhyrjen e MASHT-it në Agjencionin e Akreditimit si dhe mosinspektimi dhe mosmonitorimi i shkollave dhe universiteteve. (RTK)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.