ARKATANA

LDK doli kundër financimit të projekteve nga Qeveria e Kosovës dhe futet në kredi mbi 12 milion euro

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Propozimi i Partisë Demokratike të Kosovë në Kuvendin Komunal të Gjilani për financimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u votua kundër nga Këshilltarët Komunal të LDK-së, të cilët e refuzuan kërkesën e PDK-së që kredia nga Qeveria e Austrisë nëse miratohet, të planifikohet në buxhetin e Kosovës për të paguar kthimin e kësaj kredie 15 vjeçare në vlerën prej 12.2 milion euro.

PDK e përkrahë këtë projekt që është planifikuar në vitin 2012 në qeverisjen e saj, por mënyra e financimit të këtij projekti dhe futja e komunës së Gjilanit në borxhe edhe për 12 milion euro, është barrë e rëndë për buxhetin edhe ashtu të varfër të komunës së Gjilanit.

Fundamenti

Propozimi ynë në Kuvendin Komunal ishte që ti rekomandohet Qeverisë së Kosovës, që këtë problem serioz të qytetarëve të Gjilanit, ta trajtoj meritueshëm dhe të merr obligim financimin e këtij projekti kapital, sikurse që gjatë viteve të fundit i ka financuar këtë kategori të projekteve me miliona euro nëpër komunat tjera të Kosovës, ndërsa Gjilanit ja ka ndarë vetëm nga 100 mijë euro.

Ky është diskriminimi më madh që po i bëhet qytetarëve të Gjilanit nga qeverisja e LDK-së dhe e Isa Mustafës si kryeministër i vendit, ndërsa kretari i komunës Lutfi Haziri lavdërohet para qytetarëve me këtë hyrje në këtë kredi, që do të jetë barrë me dekada për xhepin e qytetarëve të Gjilanit thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.