ARKATANA

LDK do të fitojë mbi 50 për qind të votave

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Banorët e fshatrave Dobërqan dhe Bukovik, në tubimin e përbashkët të mbajtur para pak çastesh, e kanë konfirmuar besimin e madh për kandidatët për deputet nga Gjilani, në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë tubim ishte i pranishëm kryetari Lutfi Haziri, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan Valentina Bunjaku Rexhepi, si dhe aktivistë e veprimtarë të LDK-së.
Para qindra të pranishmëve, të cilët si zakonisht nuk i zë salla, kryetari Haziri tha se me qeverisjen e LDK-së, Gjilanit do t’i kthehet borxhi gjashtë vjeçar dhe përfundimisht do të dalim nga kolapsi më 8 qershor.

“Pas fitores së madhe, pas kthesës së madhe në Gjilan, do ta bëjmë kthesën edhe në tërë Kosovën së bashku me ju. Dobërqani është fytyra e vërtet urbane e Kosovës. Gjilanit do t’i kthehet borxhi gjashtë vjecar dhe përfundimisht do të dalim nga kolapsi më 8 qershor, pasi që Akademik Isa Mustafa do ta udhëheq Kosovën në mënyrë brilante. Pesë deputetët duhet ta marrin mbështetjen tuaj, sepse këta do të punojnë me juve. Jam i sigurt se nuk do ta ndani votën me të tjerët që e tmerruan Kosovën”, tha Haziri.

Haziri theksoi se ky vend duhet ta ketë një kryeministër që e ruan buxhetin dhe t’ia kthej besimin Kosovës edhe te miqtë tanë botërorë, të cilët po thonë se në Kosovë ka problem me krim e korrupsion, duke shtuar se LDK në koalicion me qytetarët tanë, do të fitojë 50 për qind të votave dhe do ta marrim përgjegjësinë e qeverisjes vetë.

Ndërsa, kandidatët për deputet nga Gjilani, kanë shpalosur para banorëve të Dobërqanit projektet e tyre për zhvillim të gjithëmbarshëm.
“Ju keni vuajtur gjatë nga kjo qeverisje e keqe. Qytetari ka nevojë të bëjë jetë të dinjitetshme dhe këtë do t’ua garantoj vizioni i LDK-së. LDK do t’ju bëjë që të qëndroni ballëlartë dhe ju faleminderit për besimin tuaj që po e tregoni më shumë se kurrë”, tha Lirije Kajtazi.

FITORJA

“Sot jemi para një sfide që do ta fitojmë sepse LDK është rritur çdo kund, është rritur edhe në Dobërqan. Mesazhi ynë është që të dilni masivisht më 8 qershor që të realizojmë programin tonë, t’i zgjidhim problemet sociale, infrastrukturore, shëndetësore. Të gjitha këto janë të parapara në programin që do ta udhëheq kryeministri Isa Mustafa”, tha kandidati Murat Hoxha.

“Ne do të jemi zëri juaj në Parlamentin e Kosovës. Dobërqani ka pasur gjithmonë njerëz që e kanë dashur edhe kombin edhe fenë. E kemi për obligim kujdesin ndaj jush, dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë kandidati Naim Behluli.

Ndërsa në mesazhin e tij, Sabit Rrustemi tha se “Me 8 qershor në emër të Zotit do të fitojmë, do ta zhvillojmë Kosovën, të cilët e kanë degraduar të tjerët”.

“Dobërqani nuk na është ndarë së përkrahuri që 25 vjet. Ju po e shihni se qysh po na lexon Evropa dhe gjithë Bota në çfarë mjerimi kemi ardhur. Ata po na thonë që kjo qeveri nuk bënë të vazhdoj. Pas 8 qershori do të bëhet një kthesë historike, ku duhet të fitojë demokracia sepse pa demokraci nuk ka arsim, edukim, nuk ka të ardhme. Prandaj ju bëjë thirrje që me 8 qershor ta përkrahni platformën tonë, dhe ne do të jemi pjesëmarrës në gjitha projektet për Gjilanin”, ka përfunduar kandidati Fatmir Rexhepi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.