RCCOLA

LDK dhe Lutfi Haziri ngushëllojnë Berishën e Bashën për Olldashin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sokol Olldashi do të mbahet mend si njeri i përbetuar i idesë, për luftimin e së keqes në Shqipëri, si ministër i sukseseve të mëdha, deputet i çmuar, njeri i betuar në demokraci paqësore dhe i pazëvendësueshëm thuhet në telegramin ngushëllues të Lutfi Hazierit dërguar familjes Olldashi, ish-kryeministrit Berisha, kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Familjarë të çmuar, më lejoni që në emrin tim personal si deputet i Parlamentit të Kosovës, kryetar i LDK-së në Gjilan, përfaqësues legjitim i strukturës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, nga thellësia e zemrës t’ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut tuaj dhe tonin, Kolit të dashur siç e kemi quajtur të gjithë.

Vdekja e tij na ka tronditur të gjithëve, ne që e kemi njohur nga afër dhe ata që e kanë njohur nga larg.

Eco Higjiena

Sokol Olldashi do të mbahet mend si njeri i përbetuar i idesë, për luftimin e së keqes në Shqipëri, si ministër i sukseseve të mëdha, deputet i çmuar, njeri i betuar në demokraci paqësore dhe i pazëvendësueshëm.

Jam i bindur se cilësitë e mëdha morale dhe njerëzore që ishin pjesë e personalitetit të Sokol Olldashi, do të vazhdojnë të udhëheqin rrugën e popullit të Shqipërisë për një të ardhme të sigurt drejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian./rajonipress/