Fundamenti

LDK dhe AKR përafrohen para zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim

Këto burime thonë se mes këtyre dy partive ekziston fryma që të hyjnë së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit. Kjo bëhet për shkak se këto dy subjekte përafërsisht e kanë të njëjtin profilizim dhe e përfaqësojnë frymën rugoviane.

Burime të besueshme të Indeksonline kanë bërë të ditur se është krijuar një përafrim ndërmjet LDK-së dhe AKR-së sa i përket koalicionit parazgjedhor.

Këto burime thonë se mes këtyre dy partive ekziston fryma që të hyjnë së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit. Kjo bëhet për shkak se këto dy subjekte përafërsisht e kanë të njëjtin profilizim dhe e përfaqësojnë frymën rugoviane.

KKGJILAN

AKR-ja së fundi është përforcuar me Dardan Gashin dhe individë tjerë që përfaqësojnë rugovizimin.
Burimet thonë se ka shumë gjasa që në zgjedhje të shkohet me listë të përbashkët LDK-AKR, marrë parasysh edhe programin e fuqishëm ekonomik që ka AKR-ja.

Po ashtu edhe LDK-ja është hapur për prurje të reja, duke sjellë në parti emra të njohur nga shoqëria civile, derisa i është kushtuar rëndësi edhe programit ekonomik.
Zyrtar të AKR-së nuk e kanë mohuar e as pohuar një përafrim të tillë.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i lartë i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli nuk ka dashur të flasë për këtë çështje, duke thënë se nuk ka koment për këtë. /Indeksonline/