FITORJA

LDK dhe AKR: Jahjaga mos ta shkelë marrëveshjen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Për LDK-në është krejtësisht e papranueshme mundësia e rishikimit të marrëveshjes ndërmjet tre liderëve politikë për zgjidhjen e krizës politike rreth zgjedhjes së presidentit.

Qëndrimi i tillë është ritheksuar pas mundësisë për rishikimin e kësaj marrëveshjeje, e cila nuk është përjashtuar nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili ka thënë se marrëveshja edhe mund të rishikohet nëse kjo do të ishte për të mirën e vendit.

“Nëse e ka thënë një zyrtar i PDK-së se mund të rishikohet marrëveshja, atëherë është deklaratë e papërgjegjshme, që tingëllon si mashtrim ndaj partnerëve dhe ambasadorit Dell”, ka thënë Ismet Beqiri, për “Tribuna Shqiptare”.

ARKATANA

Duke komentuar faktin se Gjykata Kushtetuese është duke u angazhuar për të interpretuar nëse është kundërkushtetuese ndërprerja e mandatit pesëvjeçar të Jahjagës, Ismet Beqiri ka thënë se të gjithë janë peng të marrëveshjes.

“Aty kanë qenë ata që tash mund të bëhen sikur nuk kanë njohuri çfarë është arritur. Aty ka qenë edhe Jahjaga”, ka thënë Beqiri.

Ndërkohë, edhe qëndrimi i AKR-së është se nuk duhet të ketë asnjë lëkundje nga marrëveshja ndërmjet tre liderëve politikë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.