Eko Higjiena

LDK: Deklaratat e Lëvizjes së Kuqe janë demagogji e ‘lodhtë’

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shtabi i Lidhjes Demokratike e Kosovës në Gjilan sqaron opinionin se kritikat e fundit të Lëvizjes së Kuqe karshi qeverisjes komunale, janë demagogji e ‘lodhtë’, janë të pavërteta dhe tendencioze. Është për keqardhje që kjo parti po i përngjan PDK-së me deklarata e sulme të ulëta.

Së pari, LDK ia bën me dije për të satën herë Lëvizjes së Kuqe se kryetari i Komunës nuk e ka të obligueshme me qenë i pranishëm në seancë të Kuvendit Komunal.

Sa i përket transparencës, ua rikujtojmë se Kuvendi Komunal i Gjilanit është shpallur Kuvendi numër një për transparencë në nivel vendit për tri vite rresht nga organizata kredibile Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Për ta avancuar edhe më shumë transparencën, për të parën herë në histori të institucioneve kosovare, me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri, Gjilani ka nisur vitin e kaluar projektin e transmetimit të seancave të Kuvendit Komunal përmes kanalit zyrtar në Youtube dhe ky projekt vazhdon me sukses dhe pa i kushtuar asnjë cent buxhetit komunal.

UBT

Për problemin e “Eco-Higjienës” dynjaja e dinë se po merret gjykata me këtë punë. LDK nuk e paragjykon rastin, por i beson institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Kryetari i tanishëm dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, po pritet në mënyrë madhështore, krahëhapur dhe me falënderime nga ana e qytetarëve sepse me punët e hajrit ia ktheu dinjitetin gjilanasve.

Për fund, LDK ndjehet mirë që kryetari Lutfi Haziri me mbështetje qytetare, jo vetëm partiake, do të rikonfirmohet kryetar komune që në raundin e parë më 22 tetor, për t’i vazhduar kështu punët e hajrit edhe për katër vitet e ardhshme të qeverisjes thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.