Fundamenti

LDK dega në Kllokot nuk e njeh Hasan Rashitin si Kryetarë të degës!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kllokot – Që nga dita kur Hasan Rashiti bëri koalicion me Listën Serbe kundër vullnetit të shumicës në parti, ai vendosi që t’a lidhë koalicionin pa i dëgjuar këshillat dhe vërejtjet tona si nëndegë. Nëndega e Lidhjes demokratike të Kosovës me kohë është distancuar nga çdo veprim i nënkryetarit për komunitete në Kllokotit dhe asnjëherë nuk e kemi mbështetur që të hyjë në koalicion me Listën Serbe.

Ne jemi dëshmitarë të asaj se çfarë po ndodh me Kllokotin dhe kemi vendosur që edhe zyrtarisht të distancohemi nga çdo veprim që ish Kryetari e bënë në emër të LDK-së.

Nëndega e LDK-së në Kllokot ka mbajtur mbledhjen e radhës dhe është marrë vendim unanim që të mos njihet Hasan Rashiti si Kryetarë legjitim i degës së LDK-së në Kllokot.

ARKATANA

Përmes kësaj komunikate ju bëjmë me dije të gjithë anëtarësisë së LDK-së nëndega e Kllokotit, të gjithë qytetarëve të Kllokotit se Kryesia e nëndegës se LDK-së Kllokotit dhe strukturat e saj , kanë marrë unanimisht vendim që mos të njihet Hasan Rashitin si Kryetar legjitim të degës LDK-së te Kllokotit.

Vendimi që të mos njihet Hasan Rashiti si Kryetarë legjitim i degës së LDK-së në Kllokot erdhi edhe pasi ky i fundit në kuvendin e fundit zgjedhorë të LDK-së në Kllokot nuk i morri votat e mjaftueshme për të udhëhequr me LDK-në, kuvend që pastaj u anulua nga qendra e partisë.

Kërkojmë nga niveli qendror i partisë që sa më shpejtë të organizojnë kuvendin zgjedhor të degës së LDK-së në Kllokot dhe të zgjidhet Kryetari i degës pasi kemi hyrë në vitin zgjedhor të zgjedhjeve lokale dhe si degë duhet të jemi afër elektoratit të LDK-së dhe qytetarëve thuhet në reagimin e Milaim Ymerit, nënkryetarë i LDK-së në Kllokot dhe nënkryetarë i nëndegës Kllokotit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.