LDK: Bora e befason Komunën e Kamenicës, gjendje alarmante nga mosndërhyrja e Komunës
Kamenicë – Situata emergjente e krijuar nga bora e gjen Komunën e Kamenicës të papërgatitur dhe aq më tepër kur udhëheqja e tanishme e papërgjegjshme nuk ka kontratë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit të dimrit e tërë kjo ka ardh si pasojë e procedurave të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik deri në muajin shkurt nuk mund të shpallet fituesi i shërbimeve të mirëmbajtjes së rrugëve thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Kamenicë.
Situata emergjente e krijuar nga bora e gjen Komunën e Kamenicës të papërgatitur dhe aq më tepër kur udhëheqja e tanishme e papërgjegjshme nuk ka kontratë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit të dimrit e tërë kjo ka ardh si pasojë e procedurave të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik deri në muajin shkurt nuk mund të shpallet fituesi i shërbimeve të mirëmbajtjes së rrugëve thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Kamenicë.
Sipas LDK-së papërgjegjësia e Komunës në situata të tilla për nevojat e qytetarëve duhet të marr fund, sepse janë të njëjtit pushtetar dhe ky kryetar të kujdesshëm për luksin e tyre, për blerjen e veturave apo për fshehjen e gjurmëve të dëmtuara nga aksidentet siç është rasti i fundit i Kryetarit Sinani.
Se në çfarë gjendje është situata shihet edhe nga kjo foto e banorëve të lagjes Selishta në Karaqevë derisa nga raportimet e fundit shihet se zonat e malësisë janë tërësisht të pa kalueshme dhe banorët e atyre zonave me vështirësi totale, pa mundësi lëvizje, furnizimi me ushqim dhe urgjenca mjekësore.
Andaj, kërkojmë që urgjentisht të dilet në ndihmë banorëve të zonave rurale si dhe pastrimin e rrugëve edhe në zona urbane pasi një gjë e tillë është në kompetencë të Komunës thuhet në reagimin e LDK-së në Kamenicë./rajonipress/


