RCCOLA

LDK: Bllokimi i lirisë së lëvizjes për qytetarë, skandali i radhës i VV-së

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Sot, Komuna e Gjilanit, ndër shumë skandale të tjera, realizoi skandalin e radhës duke bllokuar në një formë të paparë më herët vendkalimin për këmbësorë, i cili lidh dy sheshet e qytetit. Vendosja e murit për ta ndërprerë qarkullimin e qytetarëve tanë nuk është zgjidhje e problemit, përkundrazi, ofendon qytetarët thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan.

RCCOLA

“Qytetarët tanë respektojnë shenjat e trafikut, do e respektonin edhe semaforin në këtë vendkalim, andaj mos i fyeni ata me bllokada të tilla. Kjo qasje nuk i bën nder qytetarëve e bashkatdhetarëve tanë. Kjo nuk është mikpritje për ta. Lidhja Demokratike, Dega në Gjilan, kërkon nga udhëheqësit e Komunës që ta pezullojnë menjëherë këtë veprim skandaloz. Sa më parë, aq më mirë” thuhet në reagim./rajonipress/