Kamenicë – Lidhja Demokratike e Kosovës arrin marrëveshje për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës dega në Kamenicë. Kjo marrëveshje është bërë me pëlqimin e strukturave të dy subjekteve politike dhe është marrëveshja e dytë politike pas asaj me Aleancën Kosova e Re, për përkrahjen e kandidatit të LDK-së për Kryetar të Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli.
Dy partitë politike së bashku me partnerin tjetër të koalicionit (AKR) pajtohen për bashkëpunim në të mirë të zhvillimit të gjithëmbarshëm dhe përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve të Komunës së Kamenicës./rajonipress/