United Hospital

LDF austriake me grande për fermerë mbështet zhvillimin e bujqësisë në Viti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Fondi për zhvillim lokal (LDF) që mbështetet nga Agjencia për Zhvillim e Austrisë si dhe organizata për zhvillim e Kombeve të Bashkuara UNDP, kanë prezantuar të premtën në Viti, skemën e programit të tyre që parasheh mbështetjen e bizneseve te vogla, fermerëve dhe shoqatave të ndryshme. Xheradina Krasniqi, drejtoreshë e LDF-së, ka thënë se komuna e Vitisë është në mesin e tri komunave në Kosovë, të cilat do të mbështeten përmes këtij programi ku fermerët, bizneset e vogla apo shoqatat e ndryshme, mund të përfitojnë grande nga 2 mijë e 500 deri në 15 mijë euro.

“Deri më tani si fond për zhvillim kame vepruar në komunën e Suharekës, por që nga ky vit do të shtrihemi edhe në tri komuna tjera si Viti, Shtëprcë e Dragash’, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka theksuar se në raundin e parë të grandeve për tri komunat e reja janë të parapara 100 mijë euro, dhe këto grande mund t`i fitojnë fermerët, bizneset apo shoqatat që kanë projektet më të mira.

Eco Higjiena

Për kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti, është shumë me rëndësi që komunës së Vitisë, ja ka shtuar edhe një donatorë siç është UNDP apo Agjencia për Zhvillim e Austrisë, pasi krahas donacioneve që vinë nga donatorët tjerë dhe buxheti komunal rriten mundësitë për grande që u ndahen, fermerëve, bizneseve të vogla si dhe shoqatave etj. “Vitia si rajon bujqësor ka potencial për zhvillim të bujqësisë, andaj, këto grande janë mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik si dhe zvogëlimin e papunësisë në komunë’, ka thënë Haliti.

Fermerët, bizneset e vogla prodhuese si dhe shoqatat në komunën e Vitisë, krahas këtyre donacioneve me grande të ndryshme ndihmohen edhe nga donatorët tjerë si Projekti për Aftësim dhe Punësim Rural (S4RE) i Helvetass Intercoperatiooon, projekti për kultivimin e vishnjes nga USAID-i, projekti Kosovë – Luksemburg etj. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.