Uji Dea

LDD kërkon hisen e vet në Asamblenë Komunale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drita Maliqi nënkryetare e LDD-së tha se ky subjekt politik po punon në heshtje dhe pret prurje të reja. Maliqi tha se kanë kërkuar nga Izmi Zeka që t`i kthehen mandatet LDD-së, dhe të jemi pjesë e Asamblesë.

LDD në Gjilan nuk është ndier e gjallë për një kohë të gjatë. Madje ka njerëz që mendojnë se ky subjekt politikë nuk ekziston fare në Gjilan. Por kështu nuk mendon Dritë Maliqi nënkryetare e LDD-së në Gjilan.

Maliqi tha për rajonipress se LDD ka pasur, ka dhe do të ketë në Gjilan. “Ne kemi punuar në heshtje dhe po merremi me çështjet organizative dhe me aktivitete konkrete. E kemi kryesinë e LDD-së dhe së paku mbi gjysma jemi aktiv dhe shumë shpejt presim që ta mbajmë kuvendin dhe ta zgjedhim edhe kryetarin e ri” tha Maliqi.

Maliqi mendon se në LDD pritet të aderojnë kuadro të reja dhe presin përforcime edhe nga ekspert dhe fusha e rinisë. Maliqi tha se së fundit i kanë dorëzuar një kërkesë Izmi Zekës kryesues i Kuvendit nga i cili kemi kërkuar që LDD-ja ta ketë hisen e vetë në Asamblenë Komunale.

Uji Dea

“LDD në Asamblenë Komunale i ka pasur katër këshilltarë dhe ato pozita tani po shfrytëzohen nga njerëz që kanë ikur në LDK. Kjo shpejt do të rregullohet sepse ato pozita sidomos nëpër komitete janë të LDD-së dhe të askujt tjetër” tha Maliqi.

Sipas Maliqit kryesuesi i Kuvendit duhet të vendos pozitivisht për kërkesën e LDD-së e cila është ligjore dhe e bazuar në rregulloret e Kuvendit.

Ndryshe, Drita Maliqi e cila ka qenë edhe deputete e Kuvendit të Kosovës , mendon se vdekja e hershme e ish kryetarit të LDD-së Xhemajl Hysenit e ka dëmtuar shumë këtë subjekt politikë. “Vërtet jemi dëmtuar shumë sepse kemi humbur strategun e partisë dhe vizionarin e LDD-së” tha Maliqi./rajonipress/