Lazio pas Kastratit

Skuadra nga kryeqyteti italian, Lazio, ka vënë në shënjestër sulmuesin kosovar të Erzgebirge Aue, Flamur Kastrati.
‘Romatoday.it’ ka njoftuar të dielën se skuadra e drejtuar nga Vladimir Petkoviq, është duke kërkuar shërbimet e Kastratit, i cili javën e kaluar luajti me Përfaqësuesen e Norvegjisë në Kampionatin Evropian U21 që u zhvillua në Izrael.
Të kujtojmë se vetëm ditë më parë, mediat italiane raportuan interesimin e Lazios për bashkëvendësin e Kastratit, mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj.