ARKATANA

Lazio nuk heq dorë nga Xhaka

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Skuadra italiane, Lazio, dëshiron që gjatë afatit kalimtar të janarit ta transferojë në Romë mesfushorin kosovar të Borussia Moenchengladbachut, Granit Xhaka. “Mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës, i lindur në vitin 1992, që te Borussia Moenchengladbach kaloi verën e vitit 2012, vazhdon të jetë objektiv i Lazios.

Oferta e Lazios në drejtim të Borussias për blerjen e Xhakës pritet të bëhet në janar të vitit 2014”, shkruan “calcionews24.com”.

Uji Dea

Ditë më parë mediumet italiane kanë raportuar se Lazio dëshiron ta transferojë në janar edhe mesfushorin tjetër kosovar të Grasshopperit, Amir Abrashi.

Pjesë e skuadrës së Lazios janë edhe mbrojtësi kosovar Lorik Cana dhe portierët Etrit Berisha e Thomo Strakosha.