Lazio insiston për Hysajn

Pas Përparim Hetemajt (Chievo) dhe Besart Abdurahimit (NK Zagreb), objektiv i skuadrës së Lazios është edhe Elseid Hysaj.
Reprezentuesi i Shqipërisë, sezonin që e lamë pas ka shkëlqyer në Serie B, me skuadrën e Empolit.
Sipas, uebfaqes italiane ‘Calciomercato’, ekipi romak po synon që gjatë verës ta sjell në ‘Olimpico’ mbrojtësin shqiptarë.
“Hysaj është me perspektivë të mëdha. Ai ka luajtur këtë sezon dhe ka habitur gjithmonë me paraqitjet e tij. Empoli është i gatshëm ta shes lojtarin dhe Lazio tashmë ka lëvizur”, shkruan Calciomercato.
Përveç Lazios, thuhet se 19 vjeçarin e dëshirojnë edhe Fiorentina, Genoa, Chievo, Catania dhe Udinese.