RCCOLA

Lazio e kërkon, Mavraj pret

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mërgim Mavraj vazhdon të mbajë të fshehtë të ardhmen e tij. I ngacmuar nga mediet gjermane ai është shprehur se nuk ka vendosur asgjë.

I pyetur për një mundësi të tillë si Lazio shqiptari u është përgjigjur se për momentin është i interesuar vetëm që të jetë në fushën e lojës. “Lazio më kërkoi? Nuk jam nga ata që spekuloj dhe nuk mund të them se gjithçka ecën sipas logjikës që ka zëra në afatin kalimtar dhe unë të bëhem gati. Për momentin jam I përqendruar tek loja dhe fusha”, është shprehur Mavraj, transmeton sport ekspress.

Mbrojtësi i Shqipërisë, Mërgim Mavraj ka pranuar se mund të qëndrojë tek Greuther Furthi, ose të largohet, ndonëse gjasat janë që ai të largohet nga kjo skuadër. Shqiptari është një futbollist shumë I rëndësishëm dhe i nevojshëm për shumë skuadra që i kanë ofruar një kontratë.

Mobi Casa

Madje Lazio ishte shumë pranë. Por vetë Mërgim Mavraj ka pranuar se “Në rastin e rinovimit, apo jo, nuk është çështje parash në këtë histori”.

Ish-kapiteni i Furthit pranon se tanimë kërkon kontratën e fundit të madhe të karrierës. “Unë nuk mund të luaj vetëm për para pa dëshirë. Nëse qëndroj, apo jo, kjo do të shihet në javët në vazhdim”, ka mbyllur Mavraj.