United Hospital

Lavrov: BE-ja shpiku termin ”normalizim i plotë i raporteve” Kosovë – Serbi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov ka deklaruar se termi “normalizim i plotë i marrëdhënieve” në mes të Kosovës dhe Serbisë është shpikur nga Bashkimi Evropian.

“Ne u pajtuam se BE-ja mori rolin e ndërmjetësuesit në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, mendoj se një dialog i tillë është i nevojshëm dhe se baza e saj duhet të jetë Rezoluta 1244. BE-ja kur i kërkoi Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të merrte autorizimin e ndërmjetësimit dhe mori një autorizim të tillë, rezoluta u miratua dhe ne shpresojmë shumë që Brukseli do të bëjë përpjekje shtesë që në ndonjë mënyrë të shkohet përpara. Ju përmendët termin “normalizimi i plotë i marrëdhënieve”. Ky term është shpikur nga vetë BE-ja, dhe deri më sot, për aq sa më kujtohet, Brukseli nuk ka shpjeguar se çfarë nënkupton me këtë term”, ka thënë Lavrov.

ARKATANA

Lavrov në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”dhënë në prag të vizitës së tij në Beograd ka thënë se iniciatiavat e ndërmarra nga Brukseli në kuadër të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës duhen realizuar, mbështetur nga të dyja vendet.

”Para së gjithash, kam parasysh detyrimin e Prishtinës për të krijuar Asociacionin e komunave serbe. Sa më kujtohet, katër vjet kanë kaluar që kur Prishtina e ka marrë këtë detyrim dhe asgjë nuk është bërë për shkak se liderët e Prishtinës nuk duan të kuptojnë atë që kanë premtuar dhe BE-ja nuk duket se dëshiron të ushtrojë presion mbi to vetëm për arsye gjeopolitike, nuk duan të pranojnë se një projekt gjeopolitik me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës nuk shkon në atë mënyrë siç është konceptuar”, ka shtuar ai. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.