RCCOLA

Lavdrimi në garë për Mister Zvicra 2012, kërkon votën e shqiptarëve

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Shqiptari nga Kosova, Lavdrim Sylejmani do të garon të shtunën në mesin e 12 kandidatëve për titullin Mister Zvicra 2012.

Të shtunën, më 25 gusht, po i vjen radha spektaklit të bukurisë, ku zviceranët duhet të zgjedhin më të bukurin mashkull në vend, Mister Schweiz 2012.

Në këtë garë konkurrent është dhe shqiptari nga Kosova, Lavdrim Sylejmani. Ai garon në mesin e dymbëdhjetë kandidatëve të shtunën mbrëma para publikut zviceran në Sallën Event MAAG në Cyrih .

23-vjeçari me prejardhje nga Gjilani është i bindur se do ta rrëmbej titullin. Ai ka deklaruar për albinfo.ch se ka shansa të mëdha të jetë favorit në këtë mbrëmje të bukurisë Mister Schweiz 2012 .

Lavdrimi kërkon ndihmën e të gjithëve për ta mbështetur në këtë garë.

„Në këtë konkurs nuk vërehet se kush është më i bukur a po më i menquri, por fiton ai që është arrin të rrëmbje zemrat e shikuesve. Pra unë u bëj thirje edhe një herë shqiptarëve që të më përkrahin këtë shtunë në Cyrih“, ka thënë Lavdrimi.

Shqiptari i zemëruar ka folur edhe për bashkandidatin zviceran Sandro Cavegn, i cili është njëri nga favoritët e këtij konkurrimi për shkak se ka shfrytëzuar pizerinë e tij në Rapperswil për të joshur votuesit për të me nga 20 mijë franga.

Cavegn, shef i Dieci Pizza në Rapperswil ka vendosur në çdo picë të shitur nga peceria e tij një foto dhe numrin e tij. Aty shkruan kush dërgon një SMS mund të fitojë çmimin në vlerë prej 20 mijë franga. Votimi me SMS është i rëndësishëm në natën vendimtare të spektaklit. Kandidati me më shumë vota kualifikohet direkt në mesin e gjashtë finalistëve.

„Sandro është duke blerë titullin dhe shfrytëzon të gjtha mundësitë me arrit këtë qëllim. Nuk më duket korrekt por në fund është e lejueshme“, ka thënë Lavdrimi.

Eco Higjiena

Si do që të jetë Lavdrimi ka mësuar shumë nga bota e “Show biznesit”.

„E kam ditur para se të filloja që në botën e “Show biznesit” është e vështirë ngase të gjithë janë në gjendje të bëjnë gjithcka që të bëhen të famshëm“, thotë kandidati për Mister Zvicra 2012.

„ Për mua është një përvojë e mirë jetësore por asesi nuk e bëjë vetëm të bëhem i famshëm. Kuptohet edhe për tër përfituar financiarisht. Cdo i ri ka plane të cilat nuk realizohen pa para“

Finalja e spektaklit „Mister Schweiz 2012” mbahet këtë të shtunë në Cyrich në sallen Maag prej ores 20. Spektakli do të transmetohet drejtpërdrejtë në 3+, Teleticino, dhe Tele Rouge.

Mbase përkrahja për Lavdrimin nga shqiptarët në Zvicër është më së e nevojshme. Atij i duhen 50 për qind të votave të publikut ndërsa 50 për qind vendos juria .

Nëse shikohet nga përfaqësimi kantonal, Cyrihu dominon në finale me katër kandidatë, pastaj vjen St Galleni ndërsa Zvicra frankofone dhe ajo italiane përfaqësohen me nga një kandidat.

Lavdrim Sylejmani:, kandidat për Mister 2012, kishte migruar me familjen në Zvicër në moshën trevjeçare. Tani ai jeton me familje në Pregassona të Tesinës.

23-vjeçari nga Gjilani studion ekonominë, ndërsa e ka hobi futbollin, tenisin, volejbollin, fotografimin dhe udhëtimin.

Votoni për Lavdrimin nëpërmjet SMS-ave në 919 me tekst, p.sh: “MR Lavdrim” ose në tel: 0901 919 001.(albinfo.ch)