Mobi Casa

Lavdërohet Mavriqi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nuk është e rastësishme me u shpall kuvendi më transparent në Kosovë, një kuvend që me të vërtetë ka qenë i mbarë dhe i mirë e ajo është meritë e juaja dhe gjithë akterëve tjerë që kemi bashkëpunuar tërë vitin ka thënë para këshilltarëve komunal kryesuesi i Kuvendit të Kamenicës Enver Mavriqi.

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë e Financa, të gjitha pikat e parapara janë aprovuar kurse është futur për rend dite edhe raporti i auditorit gjeneral për vitin 2011 për Komunën e Kamenicës.

Uji Dea

Kryesuesi i Kuvendit Komunal Enver Mavriqi, në pika të shkurta foli për raportin e punës së KPF-së dhe KK-së për periudhën Janar-Nëntor 2012. Ai falënderoj të gjithë për punën e përbashkët për këtë vit, në veçanti delegatët e kuvendit komunal për kontributin e dhënë në procesin e punës një vjeçare në mbledhjet e komitetit dhe kuvendit.

“Nuk është e rastësishme me u shpall kuvendi më transparent në Kosovë, një kuvend që me të vërtetë ka qenë i mbarë dhe i mirë e ajo është meritë e juaja dhe gjithë akterëve tjerë që kemi bashkëpunuar tërë vitin “ ka thënë Mavriqi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: