UBT

Laureati i Nobelit: Murakami, Roth apo Kadare?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ata që kandidohen e presin me padurim. Ata që e fitojnë i gëzohen shumë. Çmimi Nobel për letërsi vazhdon të mbetet çmimi më i dashur për shkrimtarët. Kanë mbetur edhe pak ditë derisa ta marrim vesh se cili është laureati i këtij viti i Nobelit. Se kush do ta fitojë ende nuk dihet. Spekulimet janë të ndryshme.

Por, si duket, edhe sivjet, favorizues është shkrimtari japonez Haruki Murakami. Por, krahas tij, janë edhe dhjetëra shkrimtarë që e meritojnë këtë çmim. Philip Roth, Amos Oz, Margaret Atwood, Umberto Eco, Milan Kundera, Ismail Kadare, Salman Rushdie e shumë të tjerë janë në mesin e kandidatëve potencialë. Në mesin e tyre është edhe këngëtari i njohur Bob Dylan.

UBT

Shkrimtari Ag Apolloni beson se sivjet me këtë çmim do të nderohet shkrimtari amerikan Philip Roth, të cilin e quan legjendë të letërsisë bashkëkohore. “Sigurisht që unë nuk mund ta di se kush do të fitojë sivjet, por e di, po ashtu sigurt, që këtë çmim e meritojnë shkrimtarët e jashtëzakonshëm si: Roth, Eco, Barnes, Angelou, Oz, Adonis, Nooteboom etj.”, tha Apolloni. Ai shtoi se do t’i bëhej qejfi shumë sikur të fitonte Bob Dylan, të cilin e quajti një Pindar postmodern…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.