ARKATANA

Lauka: Jo, rishikimit të historisë, me kërkesa të politikës

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka thënë se politika jashtme e Shqipërisë e ka prioritet lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq, kur ka folur për kërkesat e Turqisë për rishikimin e teksteve shkollore të historisë, ai ka shtuar se kërkesat do të mund të konsideroheshin si të pranueshme vetëm bëhen nga studiues të historisë dhe jo nga politikanë.

Ambasadori shqiptar ka thënë se Shqipëria ka bërë dhe po bënë punë për ta ndihmuar Kosovën në shtimin e numrit të njohjeve të saja dhe se ajo nuk ka kursyer asgjë nga kapacitetet e saja në këtë drejtim, megjithatë jo gjithçka varet nga Shqipëria siç nuk varet as nga vetë Kosova.

“Nëse do varej nga lobimi i Shqipërisë, unë do të ju thosha se Kosova sot do të njihej nga gjitha vendet e botës dhe Kosova do të ishte anëtare e OKB-së. Natyrisht se nuk varet gjithçka nga Shqipëria. Për fat të keq, nuk varet gjithçka as nga Kosova. Ka shumë që mund dhe duhet të bëjë Kosova edhe Shqipëria, por në gjykimin tim Shqipëria ka bërë dhe bënë atë që varet prej saj. Por duhet të jemi edhe realist duhet të njohim takatin e secilit. Shqipëria çështjen e Kosovës e ka pasur dhe e ka një ndër çështjet kryesore të politikës së jashtme”, ka deklaruar Lauka në një intervisët për Kosovapress.

Diplomati Lauka marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës i vlerëson në nivelin më të lartë mes dy qeverive, duke përmendur edhe nivelin tregtar që po shënon rritje nga dita në ditë.

“Nëse flasim për vullnetin politik të qeverive, unë do të thosha ky është në shkallën më të lartë. Të dy qeveritë janë të këndshme për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Të dy qeveritë i konsiderojnë këto marrëdhënie si marrëdhënie të partneritetit strategjik. Të dyja qeveritë këto marrëdhënie i kanë qendër të punës së tyre, në gjykimin tim edhe dinamika e zhvillimit të këtyre marrëdhënieve është pozitive, sepse po të krahasojmë vitin 2012 me 2011, kemi një rritje të vogël do të thosha unë mbi 20 për qind, është shprehur Lauka.

Mobi Casa

Por ndodh që mes dy vendeve të ketë shpesh edhe barriera tregtare, siç problemi i referencës së patates, e çimentos. Për këtë, ambasadori Lauka fajin e hedh te disa biznesmenë dhe zyrtarë të administratave që dëshirojnë të dëmtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

“Për mua të gjitha këto raste dhe slogane si shqetësim për mbrojtjen e interesit të prodhuesit dhe konsumatorit janë maskë ose ambalazh që po ta grisësh pak do të vëresh thjeshtë interesat e ngushta të këtyre që ju thashë, biznesmenëve të veçantë dhe para tyre qëndrojnë zyrtar apo përfaqësues të administratës. Këta individë të veçantë janë gati për fat të keq të futin në karantinë marrëdhëniet mes dy vendeve tona, që do të ndodh e kundërta. Ne do t’i fusim në karantinë ata spekulantë dhe abuzues. Të gjitha këto barriera që po e përsërisë, nuk janë shfaqje, por shkelje e vullnetit politik të qeverive”, ka deklaruar ambasadori.

Lidhur me kërkesat e ardhur nga shteti turk për rishikimin e librave shkollor-teksteve të historisë, ambasadori Lauka ka thënë se do të ishte pro këtij rishikimi, po vetëm nëse kërkesat e tilla bëhen nga studiues të historisë dhe jo nga politikanë.

“Në parim unë nuk jam kundër rishikimit të teksteve të librave, qoftë edhe të historisë me një kusht që shtysa për këtë rishikim të vijë nga shkenca, domethënë si nevojë shkencore dhe kjo është kur zbulohet diçka që nuk ka qenë e njohur më përpara ose kur e dikton metoda, sepse tani në kohën e kompjuterit e internetit e globalizmit mund të dalin metoda që të bëjnë llogari të tjera dhe të zbulojnë gjëra të tjera, por mund të qojnë edhe në rishikim të teksteve dhe kjo natyrisht që ka logjikë. Por rishikimi gjithmonë duhet të ketë në themel faktin dhe të vërtetën. Dhe fakti dhe e vërteta duhet të interpretohen nga profesionistët që në këtë rast duhet të jenë historianët dhe studiuesit dhe jo politikanët”, ka theksuar Lauka.

Ai ka thënë se Perandoria Osmane ka qenë pushtuese dhe ky është një fakt i ditur duke shtuar se nëse ndryshohet kjo atëherë do të kishte një falsifikim të historisë dhe jo rishikim. /Telegrafi/