GRANDEMALL

Latifi premton menaxhim të drejt dhe shërbime cilësore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Abdylatif Latifi është caktuar ushtrues detyre i drejtorit të spitalit në Gjilan pas arrestimit të Xhavit Hajdarit. Thotë se është i përkushtuar që të kthejë besimin e humbur duke menaxhuar drejtë dhe duke qenë transparent.

Drejtori aktual në spitalin e Gjilanit, dr.Abdylatif Latifi e ka të qartë se para vetës ka marrë një pozitë të vështirë në një moment delikatë. Megjithatë ai është i përkushtuar dhe i angazhuar që ta kthejë besimin e humbur të qytetarit,pacientëve duke qenë transparentë,duke menaxhuar drejtë dhe duke ofruar shërbime cilësore.

Latifi tha për rajonipress se gjatë muajve të fundit disiplina dhe anarkia kanë dominuar në spitalin e Gjilanit. “Aktualisht po bëjë një ekzaminim të gjendjes por do mundohem që ana profesionale të dominojë në këtë spital” tha ai.

FIDANISHTJA

Latifi tha se nga gjendja e fundit ka vërejtur se spitali i Gjilanit ka borxhe rreth 655 mijë euro,duke përfshirë vitet 2009,2010,2011 dhe 2012. “Vetëm në vitin e fundit ka borxh rreth 334 mijë euro dhe nuk e kam të qartë për çfarë rezultati,suksesi apo menaxhimi kanë mundur të flasin menaxherët e mëparshëm”.

Latifi tha e ka një vizion të pastër menaxhimi .“Unë do të mundohem që kompetencat e shefave të departamenteve t`i delegojë tek ata. Deri tani drejtori ka pasur të gjitha kompetencat. Nga ky veprim mendoj se mund të funksionalizohen dhe organizohen repartet dhe puna cilësore. Vetëm cilësia,profesionalizmi dhe hapja me publikun mund ta kthen besimin e humbur që ka krijuar këto vite spitali i Gjilanit” tha Latifi.

Latifi tha se do të jep dorëheqje nga kryetari i komitetit për shëndetësi pranë asamblesë komunale,qysh në takimin e parë. Gjithashtu Latifi tha se vija politike apo partiake më së paku do të gjejë vend në hapësirat dhe ambientet e spitalit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.