Mobi Casa

Latifi: Keqpërdoruesit do të sanksionohen dhe ndiqen penalisht

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtori i Spitalit të Gjilanit Abdylatif Latifi thotë për rajonipress se është krenar me punën dhe angazhimin e tij dhe të stafit të tij për të parandaluar dukurit negative që ndodhin në radhët e mantelbardhëve. Latifi thotë se ka arritur ta stopoj korrupsionin dhe të ngritë përgjegjësin morale e profesionale në punë.

Arrestimet e mjekëve, ngritja e aktakuzave dhe dënimi i tyre që kanë ndodhur edhe në Spitalin e Gjilanit me të madhe kanë ndikuar pozitivisht tek pjesa tjetër për të qenë më të përgjegjshëm ndaj punës dhe në shërbim të pacientëve. Kështu vlerëson drejtori i spitalit Abdylatif Latifi raporton rajonipress.

Fundamenti

Latifi tha se është krenar që ka arritur të parandalojë çdo dukuri negative në mesin e mantelbardhëve duke e stopuar edhe korrupsionin. “Angazhimi ynë permanent gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë në ngritjen e cilësisë profesionale dhe furnizimin me aparaturë moderne mjekësore. Kemi investuar në edukim të vazhduar profesional, derisa element i rëndësishëm ka qenë edhe lufta kundër korrupsionit, dhe për këtë duhet falënderuar edhe Policinë e Kosovës që na ka ndihmuar në zbardhjen e këtyre rasteve”.

Latifi tha se edhe pse këto raste janë minore apelojë tek qytetarët që të bashkëpunojnë me ne dhe organet e rendit që këtë dukuri ta çrrënjosim në tërësi. “Çdo pacient i yni që ka vështirësi në kryerje të punëve profesionale në spital është mirë që të na lajmërojnë neve dhe ne do të marrim masa urgjente ndaj çdo keqpërdoruesi. Keqpërdoruesit do të sanksionohen dhe ndiqen penalisht” tha Latifi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.