Latifi dhe drejtorët tjerë ankohen në Inspektoratin e Punës

Gjilan – Pas anulimit të konkursit për drejtorët e të gjitha spitaleve rajonale në Kosovë, kandidatët fitues janë ankuar në Inspektoratin e Punës. Adylatif Latifi tha për rajonipress se ai dhe kolegët e tij janë ankuar sepse ata më së paku mund të jenë fajtor për shkeljet eventuale.
Abdylatif Latifi i cili u zgjodh drejtor i Spitalit në Gjilan sipas konkursit të fundit është ankuar ndaj vendimit të Komisionit për ankesa e parashtresa në kuadër të Shërbimit spitalor klinik universitar e cila e anulojë konkursin pasiqë sipas tyre kishte parregullsi, raporton rajonipress.
Latifi tha se ai dhe kolegët e tjerë janë ankuar në Inspektoratin e Punës. “Ne s`jemi fajtor për shkeljet evidente, dhe kjo ka bërë që të ankohemi në Inspektoratin e Punës sepse ne ju kemi përmbajtur të gjitha procedurave të parapara me konkurs dhe realisht zgjedhja jonë ishte sipas kritereve të parapara”.
Latifi tha se kanë kërkuar shpjegim nga inspektorati dhe presin përgjigje pozitive.”Ne vetëm sa filluam punën dhe u rehatuam, por këto ndërhyrje dhe vonesa po e dëmtojnë menaxhimin e spitalit dhe po në bëjnë telashe” tha Latifi./rajonipress/