RCCOLA

Latif Maliqi: Kryetar a ndjeni keqardhje për këtë që po ndodh?

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetar në çoftë se drejtoresha ishte në një vizitë zyrtare jashtë shtetit, a e ke pyet çka ka mësuar nga kjo vizitë dhe a po zhvillojke mësimi atje, në çfarë kushte? Si këshilltarë komunal e pyes publikisht drejtoreshën dhe ty Kryetar a ndjeni keqardhje për këtë që po ndodh ka shkruar Latif Maliqi këshilltar komunal nga radhët e LDK-së.

Postimi i plotë:

Ne e mbajmë në mend kur ishte prezent virusi dhe se ishim të detyruar të mbajmë mësim në mënyrën online dhe asnjëherë nuk jemi pajtuar me rezultatet e zhvillimit të kësaj mënyre të mësimit ,por sot në këtë kohë kur i kemi të gjitha kushtet dhe për faktorin njeri i detyrojmë nxënësit dhe mësimdhënësit të mbajnë mësim online për shkak të një keqmenaxhimit, kjo është e pa pranueshme dhe jo logjike.

Fidanishtja

Në çoftë se e kemi gojën plotë transparencë dhe sinqeritet pse atëherë nuk doli as kush nga zyrtarët komunal ta merr përsipër dhe të shpjegoj pse po ndodh kjo gjendje në disa shkolla të komunës tonë.

Kryetar në çoftë se drejtoresha ishte në një vizitë zyrtare jashtë shtetit, a e ke pyet çka ka mësuar nga kjo vizitë dhe a po zhvillojke mësimi atje, në çfarë kushte ?
Si këshilltarë komunal e pyes publikisht drejtoreshën dhe ty Kryetar a ndjeni keqardhje për këtë që po ndodh?
Këshilltar komunal nga LDK
Latif Maliqi