RCCOLA

Latif Maliqi falënderon mërgatën e mrekullueshme dhe të gjithë ata që kanë kontribuar që Malisheva të duket e bukur

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Këtë vit po e mbyllim me aksionin e mirëmbajtjes së rrethojave të urave. Falënderues deri në pafundësi ndaj Shoqatës “Malisheva e Gjilanit” udhëheqësve të saj që prej formimit e deri më sot. Falënderues për gjithë mërgatën tonë të mrekullueshme e cila në çdo aksion të marrur na rrinë mbrapa pa hezituar. Falënderues ndaj të gjithë donatorëve që në mënyrë vullnetare dhe me një zemër të bardhë dhurojnë gjithçka që kërkohet për fshatin tonë të mrekullueshëm ka shkruar Latif Maliqi.

Në emrin tim dhe në emër të anëtarëve të Këshillit poashtu edhe në emrin e banorëve të fshatit i falënderojmë të gjithë mërgimtarët, donatorët dhe të gjithë njerëzit vullnet mirë që kontribuuan për fshatin tonë.
Poashtu e falënderoj edhe mërgimtarin tonë Bekim Zeqiri që sot e dhuroj një karrocë në ambulanten tonë për njerëzit me nevojë.
Duke ju uruar një vit me plotë suksese, begati dhe shëndet ju siguroj që këshilli i fshatit do t’ju rri besnik dhe transparent për të gjitha proceset që do të na përcjellin.
Urime 2023 për të gjithë banorët e Malishevës kudo që janë.
Kryetari i këshillit
Latif Maliqi

KKVITI