RCCOLA

Largohet deponia ilegale pranë varrezave të qytetit të Vitisë dhe Kabashit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Me nismën e Kryetarit të Komunës së Vitisë Sokol Haliti është ndërmarrë një aksion për largimin e deponisë ilegale ndërmjet varrezave të qytetit të Vitisë dhe të Kabashit e cila është krijuar kryesisht nga banorët e pandërgjegjshëm dhe tregtarët të cilët punojnë të enjteve në tregun e qytetit.

Inspektori Komunal për Mbrojtje të Mjedisit Xhelal Shabiu tha se gjendja në këtë deponi ilegale ka qenë e rëndë dhe përlpotë mbeturina ndërsa sipas tij pas këtij aksioni gjendja ka ndryshuar për të mirë. “Në këtë deponi e kemi vëzhguar kohë pas kohe gjithashtu kemi iniciuar fletëpadi për palët të cilët kanë hedhë mbeturina në këtë vend, por pas aksionit për largimin e këtyre mbeturinave ne do të jemi më këmbëngulës që ta vëzhgojmë këtë pikë dhe të parandalojmë hedhjen e tyre” u shpreh Shabiu, raporton rajonipress.

UBT

Ai paralajmëroj se për të gjithë ata të cilët do të hedhin mbeturina në vendet ilegale do të iniciohet fletëpadi nga institucionet komunale të Vitisë. /rajonipress/