Eko Higjiena

Largimi i ministrave të PDK-së, hap i rëndësishëm i Veselit për të dalë nga hija e Thaçit

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vendosur që ta largojë nga partia e tij hijen e Hashim Thaçit.

Ofrimi i dorëheqjes nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është marrë në opinion si shenjë se i pari i PDK-së tashmë ka filluar largimin e ministrave që konsiderohen si të Thaçit nga partia.

E përveç ministrit Tahiri, largimit siç duket nuk do t’i shpëtojnë as dy ministrat e tjetër ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ai i Inovacionit, Besim Beqaj, emrat e të cilëve janë përmendur tashmë ndonëse jo zyrtarisht. Vetë kryeministri Ramush Haradinaj ka konfirmuar mbrëmë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vendosur të ndërrojë tre ministra.

E gjithë kjo po shihet si një luftë e ashpër në mes Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit. Analisti, Belul Beqaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Kadri Veseli, është duke e bërë hapin e rëndësishëm për të dalë nga hija e Thaçit, ndonëse me vonesë.

“Kundërthëniet latente mes Veselit dhe Thaçit kanë arritur nivelin optimal të shpërthimit. Veseli si kryetar i PDK-së, po e bën hapin e rëndësishëm për të dalë nga hija e Thaçit. Ai këtë e ka kuptuar me herët por për shkak të gjendjes së brendshme, po reagon shumë vonë .

Mendoj se është vonë për të bërë reforma përmbajtjesore kadrovike, të cilat PDK-në do ta nxjerrin nga humnera, në të cilën po e shpie Thaçi për shkak të ambicieve personale dhe aventuriste. Megjithatë, është momenti kur duhet të ndahet shapi prej sheqerit. Kadri Veseli do të jetë kryetar i mirëfilltë i PDK-së, ose ai duhet të dorëzohet nga presioni i kryetarit faktik”, ka thënë Beqaj.

Eco Higjiena

Beqaj më tej ka shtuar se mospajtime në mes Veselit dhe Thaçit ka pasur vazhdimisht, pavarësisht asaj se ato nuk janë aktualizuar për shkak të rehatisë në “shtëpi”.

“Aventurat e Thaçit, duke nisur nga ideja befasuese e transformimit të FSK , brenda natës, shfuqizimit të Ligjit për specialen, deportimin e shtetasve turq… e kanë sjell Veselin dhe PDK-në para sfidave shkatërrimtare. Veseli është para dilemës hamletiane, të ndjekësh rrugën e aventurave të Thaçit, ose të veprosh si parti e cila ndjek programin dhe interesin e anëtarësisë? Nëse PDK-ja, mbështet aventurat e Thaçit do të përshpejtojë procesin e dobësimit duke përfunduar në krematoriumin politik të Kosovës”, theksoi Beqaj.

Largimi i ministrave të PDK-së nga Veseli, po konsiderohet gjithashtu si sinjal i brishtë për funksionimin e Qeverisë Haradinaj. Madje është thënë se në rast se këta ministria nuk arrijnë të zëvendësohen, me automatizëm shpërbëhet Qeveria. Analisti Belul Beqaj ka konsideruar se shpërbërja e Qeverisë Haradinaj ka ndodhur paraprakisht, duke përmendur këtu bojkotin që po i bëjnë ministrat nga ana e Listës Serbe.

“Shpërbërja e Qeverisë Haradinaj ka ndodhë praktikisht. Ministrat e Listës Serbe janë turistë sezonalë në qeveri. Ndërsa, ajo po funksionon vetëm për nevojat kleptokratike të anëtarëve të kabinetit e jo për qytetarët e Kosovës. Zhgënjimi i qytetarëve me këtë qeveri është i pa fund. Dorëheqjet vetëm sa do e përshpejtojnë fundin”, u shpreh Beqaj.

Veseli ka folur sot para mediave, pas një mbledhjeje që ka pasur në partinë e tij. Veseli ka thënë se PDK-ja është në procesin e reformimit. Veseli edhe më parë kishte deklaruar se në PDK nuk do të ketë vend për ata që janë të korruptuar dhe që kanë dëmtuar PDK-në. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.