Hidromorava

Largimi i Mentor Mihovcit i arsyeshëm, por i pamjaftueshëm përballë mos punës së Alban Hysenit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Largimi nga detyra i Mentor Mihovcit edhe pse shumë i arsyeshëm nuk e zgjidh asnjë problem në qeverisjen e dobët të Alban Hysenit. Qytetarët vlerësojnë se shërbimet publike dhe inspeksioni komunal janë dy sektorët më të dobët në këtë qeverisje që Gjilanin e ka lënë mbrapa sikur të ishte koha e qeverisjes së përkohshme, menjëherë pas luftës.

Kur nuk punon i zoti i shtëpisë dhe nuk arrin të realizojë projekte, atëherë drejtorët mund të jenë fajtor, por është e pamjaftueshme të rregullohet diçka në një keq qeverisje totale.

Alban Hyseni edhe nuk ka ekspert dhe ekip profesionale, edhe nuk ka këndë ta konsultojë po edhe nuk dinë këndë ta këshillojë për ta zhvilluar komunën.

Qytetarët ndërkaq e vlerësojnë si hap pozitiv largimin e Mentor Mihovcit sepse sipas tyre nuk ofroi asnjë zhvillim në qytetin e Gjilanit.

ARKATANA

Murati banor në lagjen “Dheu i Bardhë” thotë se dhjetëra herë ka qenë në zyrën e Mihovcit dhe ka bërë qindra kërkesa, po asnjëherë nuk ka dalur në teren.

“Është treguar shumë injorant dhe i paditur për pozitën që e ka pasur. Nuk tregonte asnjë respekt për qytetarin ose kërkesat tona reale dhe mirë që është larguar, por Alban Hyseni nuk duhet të ndalet këtu. Urgjentisht duhet ta shpartallojë edhe inspeksionin komunal sepse edhe aty është grumbulluar mafia dhe krimi” shprehet Murati.

Selmani një qytetar tjetër nga “Dardania” mendon se shërbimet publike ishin vrima e zezë e qeverisje së dobët komunale.

“Kemi pasur shumë problem me zhurmën e kafiterive dhe jam ankuar disa here në këtë drejtori, por ishin shumë injoranta dhe i kanë anashkaluar gjithmonë problemet e qytetarëve” tha Selmani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.