Eko Higjiena

Lansohet projekti ku do të përfitojnë të gjitha komunitetet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Sokol Haliti ka marrë pjesë në lansimin e projektit “Përkrahja e institucioneve dhe komuniteteve për të nxitur një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të hapur në Kosovë”.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në ngjarjen e fillimit të projektit “Përkrahja e institucioneve dhe komuniteteve për të nxitur një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të hapur në Kosovë”, e iniciuar dhe zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe financuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Znj. Emilija Redžepi – Zëvendëskryeministre për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitetet z. Thomas Kolly – Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Edëard Lister – Sekretari i dytë politik, Shef i politikës së jashtme, Ambasada Britanike në Prishtinë dhe znj. Anna Rostocka – Shefe e Misionit, IOM.

Eco Higjiena

Gjatë këtij takimi u bë me dije se të pranishmit kanë lavdëruar punën e mirë të kryetarit Haliti që po e bënë në komunën e Vitisë.

Përndryshe objektivi parësor i projektit që është lansuar sot është të kontribuojë në zhvillimin e politikave dhe legjislacionit gjithëpërfshirës që synojnë të përfitojnë të gjitha komunitetet./rajonipress/