FITORJA

LAN-i e do veç Haradinajn kryeministër

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

As heqja dorë eventuale e Thaçit nga posti i kryeministrit nuk i mjafton koalicionit LAN, që të bëjë çfarëdo marrëveshje kompromisi me PDK-në, më mënyrë që të konsolidohen institucionet e reja.

Blloku i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit, është i vendosur të mos tërhiqet nga intenca e krijimit të institucioneve, pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia ka komplikuar gjërat.

Zyrtarët që vijnë nga ky bllok, ende besojnë se mund ta bëjnë Qeverinë, pa pasur nevojë të bëjnë marrëveshje me PDK-në. Pavarësisht ofertave që mund t’u bëjë PDK-ja, ata janë përcaktuar që institucionet t’i bëjnë pa këtë parti. Në këtë frymë, ata refuzojnë të hyjnë në marrëveshje me PDK-në, edhe sikur kjo parti të heqë dorë nga posti i kryeministrit dhe të ofrojë zgjidhje konsensuale.

ARKATANA

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Donika Kadaj-Bujupi, ka deklaruar se në asnjë formë dhe në asnjë moment blloku nuk pranon të futet në koalicion me PDK-në.

“Absolutisht, jo. Në asnjë formë dhe në asnjë moment Partia Demokratike e Kosovës, nuk do të jetë partner i koalicionit LAN. Blloku e ka të nominuarin për kryeministër Ramush Haradinajn, sikurse e ka të nominuar edhe kryetarin e Parlamentit Isa Mustafa, i cili veçse është zgjedhur dhe do të rikonfirmohet vullneti i shumicës së deputetëve. Gjithashtu edhe postet tjera të larta janë paraparë sipas marrëveshjes për partnerët e tjerë në këtë koalicion”, ka thënë Bujupi.

Çfarëdo përpjekje e PDK-së, sipas Bujupit, është e kotë dhe e papranueshme për bllokun dhe qysh tani i themi Jo./Tribuna/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.