Uji Dea

Lamtumirë Roland Trebicka

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Një ikonë e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë shqiptare, një prej figurave më të ndritura të një brezi të artë aktorësh, Roland Trebicka, u nda nga jeta ditën e sotme.

Ishin familjarët e Artistit të Merituar, ata që lajmëruan se zemra e 65-vjeçarit pushtoi së rrahuri rreth orës 17:00.

I përjetësuar në teatër, me role si Jovan Bregu tek “Pallati 176”, Trebicka vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Fundamenti

I lindur në qytetin e Korçës në vitin 1947, Trebicka mbahet mend për dhjetëra role mjeshtërore, në filma si “Debatiku”, “Koncert në vitin 1936” apo në komedi si “Pallati 176”, “8 persona plus”, “Berberi i Seviljes” dhe shumë të tjera.

Homazhet për Trebickën do të mbahen ditën e nesërme, e enjte 7 mars, nga ora 11-13, në Teatrin Kombëtar.shari.