GRANDEMALL

Lamtumirë Rifat Buzuku!

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Nga Halil Matoshi – Iku nji dost i fminisë, me të cilin jemi rritë bashkë, mes lojnave e ândrrave. Mbaj mend ditët e acarta në Novak e Lak të Pusave tue ecë nga tre orë në ditë deri në shkollën e Tygjecit, me veshë të skuqun all, e me qizmet e llastikut mbushun me borë…

Eco Higjiena


Me nostalgji i kujtoj lojnat me Rifatin, me zâlika (sumbulla) e me top.
Ledinën te Guri i Madh e patëm emnu “Maracana” si në Rio…
U mshelshim në podrum të shpisë së tij e lexojshim me orë të tana “Pionierin” e “Zërin e rinisë”, ku vllau i madh i tina, Beqa, i ruente të gjithë numrat e ktyne gazetave.
Dhe Nâna e Rifatit nuk harronte me na sjellë përshesh me bukë kallamoqi e me tamël e kos.
Jeta na ndau drejtimesh të ndryshme!
Ai shkoi në Vienna të Austrisë. për mos me u kthy i gjallë, e unë hala shkruej për me i dhânë kuptim lirisë!
Dimensioneve mâ t’nalta të saj!
Pusho i qetë shok!
Tashma e ke siguru paqen e pasosun!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.