RCCOLA

Lala e Skela, lamtumira më 7 qershor

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Altin Lala e Ervin Skela, ka kohë që janë tërhequr nga futbolli aktiv, por ende nuk i kanë thënë lamtumirë Kombëtares shqiptare, fanellën e të cilës e bartën për një periudhë të gjatë.

Pikërisht një gjë të tillë, dy legjendat shqiptare, pritet ta bëjnë me 7 qershor, para ndeshjes Shqipëri – Norvegji, që do të zhvillohet në kuadër të Kualifikimeve për ‘Brazili 2014’.

Fundamenti

“U vendos që me datën 7 qershor 2013 përpara fillimit të ndeshjes Shqipëri-Norvegji të zhvillohet ceremonia e lamtumirës nga futbolli e dy lojtareve të mirënjohur të Kombëtares kuqezi Altin Lala dhe Ervin Skela”, thuhet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.