FITORJA

Lakmia për pushtet rrëzoi kauzën e opozitës

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

A është çarja e opozitës e ndikuar nga segmentet e saja të lidhura me oligarkinë kriminale në pushtet?

Salihaj: Sakrifica e tyre e madhe për kauzë po del vetëm një farsë

“Realisht, javët e fundit është duke u treguar fytyra e vërtetë e kësaj opozite të krijuar panatyrshëm për nga ideologjia dhe veprimet e mëhershme politike. Ky bashkim nuk ka mundur të jetë funksional, gjë që po e tregon edhe koha, as në opozitë, e lëre më në synime për udhëheqjen e shtetit”, u shpreh analisti Albrim Badallaj

Mobi Casa

Zhvillimet më të reja brendapërbrenda bllokut opozitar, çarja e madhe, që po ndodh edhe me vendimin e njëanshëm të AAK-së për protestë të pakoordinuar me partnerët e tjerë, veçmas me lëvizjen “Vetëvendosje”, si fuqia kryesore politike opozitare, po vlerësohet si një situatë, kur në sipërfaqe po del qartas vetëm lufta për pushtet dhe jo interesi i përgjithshëm politik në të mirën e qytetarëve. Në fakt me këto plasaritje të mëdha të opozitës del konstatimi se ky formacion i brishtë politik po humb besimin që e fitoi aq shumë tek qytetarët për disa muaj rresht, por në fund po dëshmohet se nuk ka fuqi dhe kapacitete për të ofruar shpresë dhe ndryshime, sepse veç lakmisë për pushtet, madje edhe brenda vetë llojit si bashkim opozitar, nuk po arrin të paraqesë një alternativë tjetër bindëse dhe joshëse për qytetarin.

Salihaj: “E vetmja ëndërr e politikës është pushteti”

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se në fillim opozita e bashkuar dukej mjaft atraktive dhe joshëse në qasjen e saj kundërshtuese ndaj pushtetit, për një shumicë të konsiderueshme qytetarësh, edhe te votuesit e subjekteve të tjera politike, madje edhe të pozitës, por me kalimin e kohës, lufta brenda llojit për pushtet, nxori në sipërfaqe diçka tjetër. “Opozita deri më tash ishte shumë këmbëngulëse dhe pohonte se kishte kauzë të lartë kombëtare e jo luftë për pushtet. Bëri aq shumë përpjekje dhe sakrifica në emër të kësaj kauze. Dhe, çdoherë e mohonte se e gjithë kjo ishte një luftë për pushtet. Dhe, ja, tani më në fund, kur tri partitë opozitare kishin arritur në fazën e ndarjes së pozitave të pushtetit, të cilin e kanë vetëm në projeksionet në mendjet e tyre, por në realitet nuk e kanë askund, ata u përçarë menjëherë, sepse secili prej tyre luftonte për të marrë më shumë nga pushteti që nuk është askund. Ky është absurdi i të gjitha absurdeve dhe e komprometon deri në fund kauzën e tyre. Asnjëri prej tyre nuk u tregua i gatshëm ta sakrifikonte as pjesën më të vogël të pushtetit të projektuar në kokat e tyre. Pra, sakrifica e tyre e madhe për kauzë po del vetëm një farsë, prapa se cilës fshihet ambicia dhe ëndrra e madhe për ta marrë pushtetin me çdo kusht”, u shpreh Salihaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.