KKVITI

Lajmërohet më në fund PDK, falënderon qytetarët dhe përkrahësit e saj në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas disa mandateve, me krenari njoftojmë se Gjilani dhe Anamorava po përfaqësohet sërish në Kuvendin e Kosovës me deputetin Arben Mustafa, falë mbështetjes së fuqishme të qytetarëve tanë dhe përkrahjes së gjerë nga të gjitha komunat e Kosovës ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Urimet më të përzemërta për deputetin Arben Mustafa për këtë sukses të merituar. I urojmë shëndet, punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme në përfaqësimin e interesave të qytetarëve.

Njëkohësisht, urime edhe për kandidatët e tjerë të Gjilanit për rezultatet e arritura, në veçanti për Aurora Osmanin, për angazhimin dhe kontributin e treguar gjatë gjithë procesit zgjedhor, si dhe falënderim i veçantë për Selver Xhelilin dhe Adrijana Latifin për mobilizimin, përkushtimin dhe punën e palodhshme gjatë kësaj fushate.

Një falënderim i madh për Izmi Zekën dhe për të gjithë anëtarët e shtabit zgjedhor, përfaqësuesit e nëndegëve dhe secilin anëtar e anëtare të strukturave të Degës së PDK-së në Gjilan, për kontributin dhe angazhimin e tyre të çmuar.

Mobi Casa

Në mënyrë të veçantë, falënderojmë qytetarët e Gjilanit, votuesit dhe përkrahësit tanë besnikë, për besimin, mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj PDK-së. Ky sukses është rezultat i drejtpërdrejtë i besimit tuaj.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë për secilin kontribut tuajin.

Respekt e paçi dhe shëndet.

Riad Rashiti,

Kryetar i Degës PDK Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.