FIDANISHTJA

Lajm i mirë për Granit Xhakën

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Granit Xhaka do t’i rikthehet fushës në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit, pas një pauze që e mbajti jashtë fushës për disa ditë shkaku i lëndimit.

Granti Xhaka e ka gëzuar Borussia Monchengladbachun. Mesfushori kosovar ka sanuar lëndimin e ligamentit, të cilin e kishte lënduar në ndeshjen ndaj Bayern Munichut.

UBT

Reprezentuesi zviceran është rikthyer në stërvitje, derisa tani ka filluar të ushtroj edhe me top. Ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit, e cila zhvillohet me 22 nëntor.

“Unë jam i mirë. Unë me padurim e pres që të rikthehem në stërvitje me bashkëlojtar “, ka deklaruar Xhaka, raporton Bild.