Fundamenti

Lajm i keq për Amir Abrashin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, e ka përfunduar sezonin pas një lëndimi që ka pësuar në miqësoren ndaj Italisë.

Skuadra zvicerane, Grasshoppers, ka marrë një lajm të keq. Mesfushori i saj, Amir Abrashi, e ka përfunduar sezonin pas një lëndimi që e ka pësuar në ndeshjen miqësore mes Italisë dhe Shqipërisë (1:0).

Uji Dea

Abrashi nuk është përfshirë fare në ekip për ndeshjen e së shtunës ndaj Luzernit. Kurse, mungesën e Abrashit e ka konfirmuar edhe trajneri i skuadrës nga qyteti i Zurichut, Michael Skibbe, raporton tabloidi zviceran, Blick.

Ylli i ri i përfaqësueses kuqezi, sipas gjitha gjasave nuk do të mund të rikthehet në fushë deri pas pushimit dimëror.