Eko Higjiena

Lajçi: Ramushi po noton mirë deri tash, PDK do ta rrëzonte për 24 orë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi ka thënë se PDK nuk qëndron mirë elektoralisht, ndryshe nuk do ta duronte Ramush Haradinajn.

Lajçi, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se Haradinaj për momentin është në pozicion shumë të vështirë në raport me negociatat që po zhvillohen me Serbinë.

“Ramushi është në një pozicion bukur të vështirë edhe pse të kristalizuar. Atij i duhet të jetë i vendosur e jo të rrëshqet si për demarkacionin, sepse do të ishte dëm i madh”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje duke folur për situatën aktuale politike, thotë se nëse Haradinaj do të jepte dorëheqje, PDK do të kishte mundësi të krijonte koalicione të reja qeverisëse pa shkuar në zgjedhje.

Hidromorava

“Si duket Ramushi nuk do të japë dorëheqje. Nëse rrëzohet ai me mocion këta nuk do të shkojnë së bashku në zgjedhje. PDK do të shkojë e vetme në zgjedhje dhe si e vetme do t’i humbiste zgjedhjet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“…Për këtë edhe po zgjat rrëzimi i Qeverisë, përndryshe, as 24 orë PDK nuk do të kishte lënë Haradinajn në krye të Qeverisë”.

Sipas Lajçit situata pezull është pikërisht për shkak të pozitës në të cilën është PDK-ja.

“Ramush Haradinaj mirë po noton deri tash dhe duhet të vazhdojë. E ka përkrahjen tonë sa i përket taksës dhe në vendime tjera. Unë kisha thënë të shkohet edhe me masa tjera deri në reciprocitet”, tha ndër të tjera Ali Lajçi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.