Eko Higjiena

Lajçi: Prodhova ilaçe ilegalisht që të mbes gjallë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Profesori i Kimisë dhe biznesmeni i njohur kosovar Azem Lajçi, i cili është arrestuar javë më parë, e ka pranuar se ka prodhuar në mënyrë ilegale produkte farmaceutike.

“Kam prodhuar barna… por jo barna, kam prodhu alkool 70’s, hidrogjen, rivanoll, acid borik, alkoohol dezinfektues, bar për zhugë , pomada sipërfaqësore, pika për hund, pika për dhom, pudër të lëngët” ka thënë ai

“I kam prodhuar në mënyrë ilegale. Kam prodhu me met gjallë me rrejt s’muj …” ka thënë ai në një emsionin në KTV.

Mobi Casa

Lajçi më pas ka folur edhe për veten duke treguar se si është kimisti më i mirë në Kosovë që e ka kryer fakultetin për 3 vjet e gjysmë dhe që studimet postdiplomtike i ka kryer në Zagreb e jo diku tjetër.

Kujtojmë se kohë më parë gazeta Tribuna kishte raportuar për keqpërdorimet që Azem Lajçi po i bënte në lidhje me prodhimin e ilaçeve, e që më pastaj kishte pasuar edhe arrestimi i tij nga ana e Policisë së Kosovës.

Por, çuditërisht Lajçi ishte liruar nga paraburgimi, ndonëse fillimisht i ishte caktuar një masë prej 30 ditëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.