GRANDEMALL

Lajçi-Kryeministrit: Ndërtuat operën e bretkosave !

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

“Po kalove afër fakultetit Teknik do të hasish në “Këneten”e Fatmir Gjatës dhe në korin fantastik (që t’mos them Diplomatik) të qinda-mija bretkocave të cilat gërgasin ditë e natë në shenjë mirënjohjeje për ish ministrin tuaj të kulturës z.Valton Beqirin, i cili nga buxheti i Kosovës harxhoi qinda mija euro,për ta hapur atë fermë bretkocash, (kinse për shtëpinë e Operas dhe Baletit),” ka ironizuar aktori Çun Lajçi përmes një reagimi drejtuar kryeministrit të Kosovës.

Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi ka ironizuar me zvarritjen e ndërtimit të Teatrit të Operës dhe Baletit.
Përmes rrjetit social facebook, Lajçi ka kritikuar kryeministrin Hashim Thaçi dhe ish- ministrin e Kulturës Valton Beqirin për mosrealizimin e këtij projekti i cili ishte iniciuar vite më parë.

FITORJA

Sipas tij lokacioni ku ishte paraparë të ndërtohej ky institucion i rëndësishëm i kulturës është shndërruar në një kënetë bretkosash.
Në vijim është reagimi i plotë i Lajçit

Z Kryeminister!
Po kalove afer fakultetit Teknik do të hasish në “Këneten”e Fatmir Gjatës dhe në korin fantastik( që t’mos them Diplomatik) të qinda-mia bretkocave të cilat gergasin ditë e natë në shenjë mirënjohjeje për ish ministrin tuaj të kulturës z.Valton Beqirin,i cili nga buxheti i Kosovës harxhoi qinda mija euro,për ta hapur atë fermë bretkocash, (kinse për shtëpinë e Operas dhe Baletit).
Unë propozoj:Ta rikandidoni z.Valton përseri për ministër kulture sepse do ti keni votat e qinda-mija bretkocave dhe Valtonit do ti ipet mundësia të futet në librin e Ginisit si dirigjent bretkocash!
Z.Kryeminister,mos u prek,por Ju nuk keni mundësi ti degjoni gergasjet e bretkocave,sepse nuk ju len zhurma e muzikës në xhipin e zi!/KultPlus.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.