Mobi Casa

Lajçak tregon për takimet në New York, përfshinë atë me O’Brien e Kasanof dhe Kurtin e Osmanin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka bërë një përmbledhje të takimeve që ka zhvilluar në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së në New York.

Lajçak ka theksuar pjesëmarrjen e tij në drekën tradicionale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Shefi i Diplomacisë së BE’së, Josep Borrell, derisa ka përmendur diskutimet për Ballkanin Perëndimor, raporton Express.

Në fotot që ka ndarë janë përfshirë edhe ato nga takimet me Ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, James O’Brien, Emisarin e ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof, si dhe nga takimi me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

GRANDEMALL

Në fund, ka shprehur besim se diskutimet që kanë pasur do të do të ndihmojnë në krijimin e zgjidhjeve efektive për sfidat me të cilat përballemi globalisht.

“Sapo u ktheva nga një javë intensive në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork! Unë pata mundësinë të përfshihem në diskutime kuptimplota rreth multilateralizmit, ndërtimit të paqes dhe Ballkanit Perëndimor brenda dhe jashtë ndërtesës së OKB-së. Përveç bisedave me miqtë dhe partnerët, mora pjesë gjithashtu në drekën tradicionale të Ballkanit Perëndimor me liderët nga rajoni të organizuar nga HR/VP dhe fola në Samitin e Ndikimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të ËEF-së”, ka shkruar Lajçak.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.