Fundamenti

Lajçak thotë se gjatë javës do të fokusohet në atë që është dakorduar gjatë takimit të fundit mes Bislimit e Petkoviqit – e uron edhe Trumpin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet amerikane.

Teksa ka treguar për agjendën e tij javore, Lajçak tha se javën që po vjen do ta nis në Gjenevë, për diskutime të rëndësishme mbi Ballkanin Perëndimor.

Këto diskutime mbi bazën e asaj që Lajçak thotë se kanë rënë dakord me kryenegociatorët e Kosovë dhe Serbisë, Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin.

Eco Higjiena

“Duke u kthyer te fusha ime kryesore e punës, do ta nis javën në Gjenevë me diskutime të rëndësishme mbi Ballkanin Perëndimor. Kjo javë do të jetë gjithashtu e përqendruar në ndjekjen e asaj që u ra dakord gjatë takimit tonë të fundit të Kryenegociatorëve”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak ka treguar edhe për agjendën e tij gjatë kësaj jave, duke pëmendur vizitën në Kore të Jugut.

“Ka kaluar më shumë se një javë që kur u ktheva nga Seuli, Republika e Koresë, ku mora pjesë në takimin vjetor të ish-Presidentëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ne zhvilluam diskutime të thelluara mbi çështjet botërore, rolin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe çështje kyçe në agjendën e OKB-së. E vlerësova mundësinë për t’u takuar me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Koresë, dhe gjithashtu vizituam Zonën e Çmilitarizuar. Një falënderim i madh për Ministrinë e Jashtme të Republikës së Koresë për organizimin e përsosur dhe aktivitetin interesant”, ka shkruar ai. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.