UBT

Lajçak takon ambasadorin Hill në Bruksel: Bashkëpunim i shkëlqyer BE-SHBA në dialog

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

I dërguari special i Bashkimit Evropian në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, është takuar në Bruksel me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Teksa ka njoftuar për takimin, Lajçak ka thënë se bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së në dialog është i shkëlqyer.

“Është kënaqësi të shohësh Ambasadorin Hill në Bruksel këtë javë! Është gjithmonë e dobishme të shkëmbesh mendimet dhe të planifikosh hapat e ardhshëm. Jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer BE-SHBA në dialog”, ka shkruar emisari evropian në rrjetin social “X”.

Ndryshe, lidhur me dialogun ambasadori Hill është deklaruar ditë më parë në një intervistë për EuronewsSerbia.

ARKATANA

Ai ka thënë se zyrtarët evropianë insistojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e jo në njohje reciproke, duke thënë se kjo nuk është në tavolinë.

“Para së gjithash, ajo që është në tryezë, natyrisht, nuk është njohja. Është normalizimi. Edhe unë mendoj se situata duhet të normalizohet. Njerëzit në veri të Kosovës duhet të zgjohen në mëngjes duke e ditur se si do të jetë jeta e tyre. Njerëzit duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë kudo që duan. Duhet të ketë mirëkuptim për të gjitha këto çështje”, ka deklaruar Hill.

I pyetur për mesazhet nga vendet kryesore evropiane – Gjermania, Franca dhe Italia, liderët e të cilëve i kanë bërë thirrje Beogradit që të bëjë njohjen de facto të Kosovës, Hill është shprehur se “sigurisht duhet të kihet kujdes për zgjedhjen e fjalëve”, por ka shtuar se SHBA e kupton si kërkesë për normalizim të marrëdhënieve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.