Fundamenti

Lajçak pas takimit me Kurtin: S’jemi të gëzuar për masat ndaj Kosovës, po përpiqemi të kthehemi te gjendja paraprake pa masa

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të martën po qëndron në Kosovë, në përpjekje për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ka thënë se ka mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e BE-së, por se “ende duhet të vazhdojmë diskutimet për hapa konkretë”.

“Sot pata takime të rëndësishme me presidenten Osmani dhe zotin Kurti. Një takim i gjatë, i sinqertë, i hapur do të thosha shumë i rëndësishëm dhe tani më duhet të zgjedh fjalët e mia, por ajo që dua të them është se ka një mirëkuptim për nevojën për të ecur përpara në tre pikat që janë paraqitur, të cilat janë de-përshkallëzimi, zgjedhjet e parakohshme dhe kthimi në normalizim. Ne do të duhet të vazhdojmë diskutimet tona për hapat konkretë që do të na çojnë atje”, deklaroi ai.

Ai shtoi se me kryeministrin Kurti i kanë paraqitur pikëpamjet dhe idetë e tyre dhe se “kanë rënë dakord që procesi të vazhdojë”.

FIDANISHTJA

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se BE nuk është e lumtur që i ka vendosur masa Kosovës.

“Ne nuk jemi fare të gëzuar që vihemi në këtë pozitë për të vendosur këto masa. Qëllimi i bisedës ishte që të arrojmë te pika që të hiqen masat dhe të arrijmë te pika paraprake”.

Ai ka thënë se BE i ka të gatshme masat edhe ndaj Serbisë nëse nuk ka progress në respektimin e kërkesave të BE-së.

“Dëshira ime është që të mos ketë masa ndaj Serbisë apo Kosovës. Unë do të shkojë në Beograd nesër”, ka deklaruar tutje Lajçak./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.