Mobi Casa

Lajçak nga Samiti i Selanikut bën thirrje të hiqen vizat për Kosovën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

I dërguar special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka qenë pjesë e Samitit të Selanikut, ku ka theksuar se është e rëndësishme që BE të heqë dhe vizat për qytetarët e Kosovës.

Ai ka folur për nevojën e nisjes së bisedimeve mes BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, ka thënë po ashtu se do të rekomandojë që të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës.

Uji Dea

“Për mua pyetja nuk është nëse duhet, por kur dhe si hap të parë do të rekomandojë të nisin bisedimet pa shtyrje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Lajçak.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe situatën e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, ku u shpreh se dorëheqja e kryeministrit Zaev është për shkak se BE nuk arriti ta përmbush premtimin, ndërsa Bashkimi Evropian, sipas tij, “humbi një nga partnerët më të mirë në rajon”.

“Kryeministri Zaev i humbi zgjedhjet për shkak se nuk ka mundur ta përmbushë premtimin e tij për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian, ndërsa premtimin e tij nuk e përmbushi jo për shkak se nuk kishte kryer pjesën e tij, por për shkak se ne, Bashkimi Evropian, nuk kemi mundur ta përmbushim pjesën tonë. Si pasojë e kësaj, humbën një partner i cili ishte besnik ndaj idesë evropiane, konstruktiv dhe i përkushtuar, një nga partnerët më të mirë në rajon. Për mua është sinjal i qartë se rajoni nuk ka kohë për ta në pritur dhe është koha që Bashkimi Evropian të veprojë për shkak se do të humbin më shumë partnerë evropianë”, është shprehur ndër të tjera ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.