GRANDEMALL

Lajçak dhe Osmani takohen në Vjenë diskutojnë për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është edhe kryesues i OSBE-së.

Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se me Osmanin kanë folur për përpjekjet e BE-së dhe OSBE-së për situatën në veri të Kosovës.

“Kënaqësi për të diskutuar përpjekjet e BE-së dhe OSBE-së për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës me Bujar Osmanin sot në Vjenë”, tha Lajçak, transmeton Telegrafi.

Good to discuss the respective 🇪🇺 and @OSCECiO efforts to de-escalate the situation in north Kosovo with @Bujar_Osmani in Vienna today.

ARKATANA

We also spoke about 🇲🇰 experience as Chair in 2023, the current challenges the organization is facing and the future of the @OSCE. pic.twitter.com/U1ASUfMkAN

Emisari i BE-së në dialogu, Lajçak tha se me Osmanin kanë folur edhe për përvojën e shefit të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut si kryesues i OSBE-së për vitin 2023, por edhe për sfidat me të cilat përballet kjo organizatë.

Takimi i Lajçakut me Osmanin vjen pas vizitave dhe takimeve të tij në fillim të kësaj jave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.