Lagjja “Dardania” kërkojnë stacion policor dhe prezencë fizike të policisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve lagjja Gavrani e tash “Dardania” është bërë tepër e populluar dhe lëvizja e njerëzve në atë pjesë është bërë e pamundur. Banorët kërkojë prezencë fizike të policisë pse jo edhe një stacion policor.

Banorët e lagjes “Dardania” janë në hall nga zhurma e madhe që po krijohet ditëve të fundit dhe nga veturat e shumta që qarkullojnë në këtë pjesë. Në tërë këtë tollovi banorët thonë se policia fare pak qarkullon aty pari.

Mobi Casa

Banorët e kësaj zone kërkojnë nga komuna dhe policia që të jenë prezentë fizikisht më shpesh në këtë pjesë dhe varianti më i mirë që të hapet një stacion policor.”Prania e uniformës policore është e domosdoshme në këtë lagje. Së paku dy polic duhet të jenë të pranishëm që nga mëngjesi deri në mbrëmje. Lagjja “Dardania” është bërë qytet në vete dhe policia duhet të jetë e pranishme rregullisht” kanë thënë banorët./rajonipress/